Rindërtohet SKENA E VRASJES së biznesmenit Memli Begalla, Prokuroria: Në vrasje morën pjesë 3 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 11-03-2018 Rindërtohet SKENA E VRASJES së biznesmenit Memli Begalla, Prokuroria: Në vrasje morën pjesë 3 persona

Nga gazetarja Klodiana Lala

Policia dhe Prokuroria janë vënë në ndjekje të një personi të tretë, i cili dyshohet për përfshirje në ekzekutimin e Memli Begallës, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Dyshimet mbi këtë person ende të paidentifikuar, nisën pas këqyrjes së pamjeve filmike të fokusuara nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës ku ndodhi krimi.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se tre persona meshkuj të veshur me xhupa e kapuç, ku njëri prej tyre mban syze, kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e viktimës Memli Begalla.

Në lokalet pranë Sheshit “Ëillson”, shfaqen të tre këta persona, dy prej të cilëve ulen bashkë. Ndërsa i treti, i cili mban në kokë një kapuç me ngjyrë të kuqe, ulet i vetëm.

“Në këtë kohë shfaqet viktima Memli Begalla, i cili ulet për të pirë kafe i vetëm”, thuhjet në dosje.

Pasi presin rreth 15-20 minuta pranë vendit ku ishte ulur viktima, dy personat largohen, por kthehen prapë pak më vonë, me një automjet tip “BMV” me targa të huaja, dhe pasi bëjnë disa herë xhiro rreth zonës ku ndodhet banesa e biznesmenit, ndalen para tunelit të pallatit ku ai banonte.

“Personi i tretë me kapuç të kuq”, – thekson Prokuroria, – “qëndron në këmbë pranë vendit ku ndodhej i ulur viktima”.

Dy personat presin në makinë, derisa Begalla hyn në tunelin që të çon për në sheshpushimin para pallatit ku ai banonte, dhe në atë moment dalin nga automjeti. Ata ndjekin viktimën në tunel dhe dalin përsëri pas 30 sekondash, pasi e qëllojnë për vdekje.

Sipas organit të akuzës, autorët e dyshuar të krimit janë Denis Demiri dhe ish-polici Ardian Serezi.

Identifikimi i tyre u bë i mundur pas “gabimit” që bëri i dyshuari Demiri, i cili në një moment, teksa ndodhej në një prej lokaleve, ai heq kapuçin dhe zbulon fytyrën.

Makina që u përdor në vrasje, e cila rezulton e regjistruar në emrin e një shtetasi kroat, u gjet e braktisur në zonën e Picallës. Autorët e kishin spërkatur me benzinë për ta djegur, por pa mundur dot.

Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur një qese plastmasi, brenda së cilës ishin tre kartopeceta, si dhe dy kapuçë si ato që përdorin doktorët.

Hetuesit shpresojnë që përmes tyre të përftojnë profile AND-je, për ta krahasuar më pas me ato të të dyshuarve.

Për këtë arsye Serezit dhe Demirit, të cilët ndodhen ne qelitë e paraburgimit, u është marrë kampion pështyme.

Ndonëse nuk del i qartë motivi i vrasjes, Prokuroria thotë se ish-polici Serezi kishte njohje të hershme me biznesmenin Begalla, dhe ky i fundit i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu, pas arrestimit me një ton hashash në Tepelenë.

Fillimisht Begalla është interesuar, por më pas ka hequr dorë duke mos e mbajtur premtimin. Ish-polici është dënuar me 10 vite burgim.

Pas daljes nga burgu, Serezi ka kërkuar të sqarohet me biznesmenin dhe vetëm pas shumë përpjekjesh ka mundur të takohet me të, vetëm një ditë përpara vrasjes.

Gjatë këtij takimi, Ardian Serezi i ka kërkuar ndihmë ekonomike në të holla, por biznesmeni nuk e ka ndihmuar. I dyshuari thotë se ka tentuar ta takojë sërish Begallën, por pa mundur dot, pasi ai kishte ndërruar numrin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet GRUPI TRAFIKANTËVE NË TIRANË; Gjenden 155 KG DROGË, arrestohen 3 persona (DETAJE)
Fier, makina MERR FLAKË në ecje »
Article Logic
Execution time: 0.012014865875244
array(1) { ["section"]=> string(106) "rindertohet-skena-e-vrasjes-se-biznesmenit-memli-begalla-prokuroria-ne-vrasje-moren-pjese-3-persona-112911" }