Rindërtohet varri i të madhit Aleko Skali, aktorët vizitojnë mikun e tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 13:38 12-04-2019 Rindërtohet varri i të madhit Aleko Skali, aktorët vizitojnë mikun e tyre

Rindërtohet varri i themeluesit të teatrit të Korçës dhe aktorit të madh Aleko Skalit.

Ashtu siç edhe kishin premtuar Rtsh Korça ka rindërtuar varrin e aktorit të madh, i cili deri para pak kohësh kishte mbetur në harresë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i TVSH në Korçë Muharrem Meko, cili së bashku me dy kolegët e Skalit, Koço Qendron, Dhimitër Orgockën, drejtoreshën e Teatrit të Korçës, aktoren e njohur Zamira Kita dhe me miq të tjerë, e kanë vizituar aktorin e madh dhe i kanë dërguar lule në varr.

Aleko Skali është i njohur për rolin e tij tek filmi ‘Përballimi’ dhe ka mbetur gjatë në memorien e shqiptarëve.

‘Menefund e realizuam ate çka i premtuam "Avokatit "; se bashku me gazetaret e operatoret e Rtsh Korca, si dhe dy shoket e tij te rinise e te skenës, Dhimiter Orgocka e Koço Qendro ,me prezencen edhe te Drejtoreshes se Tetarit, aktores se mirenjohur "A.Z. Çajupi" Zamira Kita, shkuam sot per te vene nje kurore e per t'i uruar "shtepine e re ", te perjetsisë ...

E c vlere ka nje dhurate e tille , per njerez si Aleko Skalo, qe me talentin, energjite - forcen krijuese, lene gjurmet e kontributit te vyer, ne thesarin shpirteror te vendit te tyre...

Mirenjohje "Avokat "; beme aq sa mundem; thjesht ate qe duhet ta beje cilido, qe e ndjen, e çmon, perulet perpara vepres se mire, të nje njeriu si ju - sado modeste te jet ajo !’, shkruan Meko.

Si ishte

56823233_2587703897910616_5116993048265359360_o.jpg

Si është

57262763_2587701121244227_2435082333246717952_n.jpg

57331439_2587718867909119_8164503302348734464_n.jpg

hdrj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010500907897949
array(1) { ["section"]=> string(79) "rindertohet-varri-i-te-madhit-aleko-skali-aktoret-vizitojne-mikun-e-tyre-160147" }