Rindizet debati Lame-LGBT, del në skenë Sofia: Homoseksualizmi, muhabet elite

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 20-05-2015 Rindizet debati Lame-LGBT, del në skenë Sofia: Homoseksualizmi, muhabet elite

Është rindezur debati mes drejtorit të ALUIZNI-t Artan Lame dhe anëtarëve të komunitetit LGBT. Këtë herë është Sofia Limani, një anëtare e këtij komunitetit që i ka kthyer përgjigje Lames pas shkrimit të këtij të fundit botuar në gazetën Shqip ku thoshte se “ndaj këtij komuniteti nuk ka pasur ndonjëherë homofobi”. Sofia i kujton Lames se homoseksualizmi ka qenë “muhabet elite”duke shkruar:

“Ka diçka që keni harruar. Homoseksualizmi ka qenë pjesërisht i pranuar në histori, pjesërisht pasi martesat e detyruara kanë vazhduar, ashtu sa për sy dhe faqe, dhe për trashëgimi më së shumti. Por kjo s’ka ndodhur masivisht. Ka qenë muhabet elite: Bajroni, Lorda, Ali Pasha, Mehmeti II, vëllai i Drakulës, apo krahu i djathë i Napoleonit vetë. Përsa kohë muhabeti mbetej pjesë e qarqeve të larta, dhe martesa për pasuri kryhej, gjërat ishin Ok, mjaftonte që homoseksualizmi të mos zbriste në bazë, te ai njeriu i thjeshtë. Ai do të vritej, do të burgosej, quhej mëkatar, i sëmurë etj etj. Pse? Sepse turma duhej të mbahej në kontroll. Martesa gej do të çakordonte një sistem të ndërtuar mbi seksizëm:burri ushtar, gruaja shërbetore. Dhe cikli ripërterihej dhe ripërterihej, ndërkohë diku, në ndonjë majë kështjelle (a kishe) ndonjë gej fatlumë (dhe jo lezbike, kurrsesi jo) shijonte në fshehtësi lirinë e tij. Kur Napoleoni do të hartonte Kodin e Familjes, të cilin sot na e masturbojnë në fytyrë për të mbrojtur shenjtërinë e familjes, Franca ishte e dalë jashtë kontrolli, në sensin e pushtetit: feja s’pinte më ujë, divorce në rritje, etj etj. Kodi i Familjes i Napoleonit, së bashku me shumë nisma të tjera si kurorëzimi si perandor, afrimi i elitës pas vetes etj, siguruan mbledhjen e shoqërisë pas një individi, i cili flinte me cilëndo grua që i shkelte në pallat, dhe që sa herë shkonte në betejë, i linte çelsat e Parisit një geji. Ironike, apo jo?”, i shkruan ndër të tjera Sofia drejtorit të ALUIZNI-t.

Anëtarja e komunitetit të LGBT shkon edhe më tej duke i kujtuar Lames, postin që ai mban dhe duke hequr një parale të legalizimit të martesave me punën e Lames si legalizues i banesave. Në fund Sofia i kërkon drejtorit të replikojë “pa gjaknxehtësi dhe pa kruarje duarsh”.

“Si funksionar i shtetit, duhet të dini mirë vlerën e ligjit, aq më tepër nga detyra specifike që keni: legalizimi i banesave. LGBT kërkon legalizimin e martesës, dhe ju s’kam nevojë t’jua shpjegoj pse, pasi po të keni dyshime, shkoni dhe thuajini ndonjë banori: “E pse te duhet një A4 që ke shtëpi, kur ke shtëpi, dhe pa pasur A4 që ke shtëpi?”, do t’jua japë ai përgjigjen. Nqs mendoni se ligji kundër diskriminimit i vuri kapakun diskriminimit, kur t’i jepni ndonjë banori tapinë e shtëpisë, shkojini të nesërmen me fadromë, prishjani shtëpinë, mos e dëmshpërbleni dhe thuaji “Po pse mor burrë të duhet shtëpia, a e ke A4 që ke shtëpi, s’mjafton letra, dashke çati?” dhe do t’jua japë ai përgjigjën sërisht. Dhe këtij banorit mos bëni gafë t’i dëmshpërbleni shtëpinë, sepse do të më prishit analogjinë. Sepse rreth dy vite më parë, për të famshmin ligj që “ju mbyll gojën” morët një dënim të vockël, që s’e kryet, ishit në fushatë dhe nuk shkonit dot atë ditë tek Top Shoë. Pastaj çudia më e madhe tre ditë zgjat, thua mbahet mend dy vite?! Si mund të ankohet një shkelës ligji pas dy vitesh, pasi i ka bërë bisht ligjit, duke thënë se ligji qenka tepër i rreptë? Prisni dy vite. Kështu që kur banori të ankohet për dëmshpërblim, mos i ktheni përgjigje direkt, prisni nja dy vite, pastaj shkojni te çadra ku rri dhe thuaji “Akoma pa shtëpi? Akoma me atë muhabet ti?” Dhe atëherë më shkruani një replikë, pa gjaknxehje dhe kruarje duarsh”, përmbyll shkrimin e saj Sofia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grabitet me armë banka në Tiranë, policia në ndjekje të autorëve
Dhunuan dhe grabitën rojen e një pusi nafte në Marinzë, prangosen 5 autorët »
Article Logic
Execution time: 0.013488054275513
array(1) { ["section"]=> string(80) "rindizet-debati-lame-lgbt-del-ne-skene-sofia-homoseksualizmi-muhabet-elite-11595" }