Rinisja e fluturimeve Prishtinë-Beograd, Rama thumbon Haradinajn: Shumë mirë bëri që e përshëndeti edhe ai

Publikuar tek: politike, më 18:56 20-01-2020 Rinisja e fluturimeve Prishtinë-Beograd, Rama thumbon Haradinajn: Shumë mirë bëri që e përshëndeti edhe ai Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përshëndet marrëveshjen për rinisjen e fluturimeve mes Beogradit dhe Prishtinës pas 21 vitesh.

Rama nuk ngurron të thumbojë as kryeministrin në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajn, me të cilin pritet të përballen edhe në gjyq për shpifje.

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm  për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor” Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!

Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, shkruan Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072720050811768
array(1) { ["section"]=> string(111) "rinisja-e-fluturimeve-prishtine-beograd-rama-thumbon-haradinajn-shume-mire-beri-qe-e-pershendeti-edhe-ai-192632" }