Rinisja e kampionatit, kreu i FSHF Duka: Sot morëm një lajm të mirë nga Ministria, dërguam menjëherë ekipin tonë për bisedime

Publikuar tek: sport, më 20:38 07-05-2020 Rinisja e kampionatit, kreu i FSHF Duka: Sot morëm një lajm të mirë nga Ministria, dërguam menjëherë ekipin tonë për bisedime FotoArkive: Kreu i FSHF Armand Duka

Kreu i FSHF Armand Duka thotë se sot kanë marrë një shkresë nga Ministria e Shëndetësisë për të bashkëpunuar në ngritjen e një grupi të përbashkët pune për rinisjen e kampionatit.

“Ne kemi protokoll të ekspertëve tanë, të ekspertëve të FIFA-S dhe UEFA-S. Sot kemi një lajm të mirë, në fakt Ministrja e Shëndetësië ka kërkuar një ekip nga ana jonë për tu ulur në tryezë dhe për të përcaktuar protokollet. Ne i kemi kthyer përgjigje menjëherë dhe jemi gati”, u shpreh Duka në RTV Ora.

Ndërkohë, i pyetur për mundësinë e ndërprerjes së kampionatit për shkak të pandemisë, Duka tha se vendi ynë ka pasur pak raste dhe s’ka pse të mbyllë kampionatin pa luajtur.

“Përsa i përket kampionatit, Shqipëria s’ka pse i mbyll kampionatet. Ne s’kemi pasur një përhapje të lartë të infeksionit dhe siç thonë ekspertët përditë që kurba po bie, fqinjët tanë gjithashtu kanë lajmëruar rikthimin e sportit, dhe s’ka pse të mos kthehemi ne. Ne duhet të mbyllim kampionatin para fundit të korrikut ose 3 gushtit siç kërkon FIFA”, shtoi kreu i FSHF.

Gjithashtu, Armand Duka tha se FSHF dhe sportistët shqiptarë s’kanë marrë asnjë ndihmë nga UEFA, FIFA apo dhe qeveria shqiptare.

“Në s’kemi marrë asnjë ndihmë nga FIFA, as nga UEFA e as nga askush. Edhe qeveria shqiptare s’ka mbështetur asnjë sportistë. Se ka parë të arsyeshme. Vetë Federata ka bërë një paketë financiare dhe u ka dhënë dy paga fubollistëve dhe zyrtarët tanë”, u shpreh kreu i FSHF Armand Duka.

SHKRESA QË MINISTRIA I KA DËRGUAR FSHF:

Letra.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098860263824463
array(1) { ["section"]=> string(129) "rinisja-e-kampionatit-kreu-i-fshf-duka-sot-morem-nje-lajm-te-mire-nga-ministria-derguam-menjehere-ekipin-tone-per-bisedime-205570" }