Rinisja e kampionatit, Liga Profesioniste merr vendimin: Vijon bojkoti

Publikuar tek: sport, më 12:08 12-10-2020 Rinisja e kampionatit, Liga Profesioniste merr vendimin: Vijon bojkoti FotoMontazh

Futbolli në Shqipëri nuk duket se do të nisë. Teksa fundi I kësaj jave shihej si nisje për sezonin e ri, Liga Profesioniste e Futbollit ka vendosur që të vijojë bojkotin.

Të mbledhur këtë paradite, anëtarët e Ligës kanë zgjedhur të vijojnë me idenë e tyre të bojkotit.

10 presidentët e Ligës, me mbështetjen edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, I kanë drejtuar Qeverisë shqiptare një listë me katër kërkesa për të ndihmuar sportin, mes të cilave është edhe falja e Gjobave, rishikim për tatim-taksat dhe Ligji I Sponsorizimeve.

Teksa president të ndryshëm janë shprehur pro futbollit, duket se bojkoti do të vijojë edhe këtë fundjavë.

Njoftimi i Ligës Profesioniste:

Liga Profesioniste e Futbollit ka zhvilluar sot një mbledhje me anëtarët e saj për të diskutuar në lidhje me ecurinë e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë për kërkesat e klubeve të futbollit. Përveç drejtuesve të 10 klubeve i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Gjatë mbledhjes të gjithë anëtarët e Ligës u dakordësuan për të vazhduar me vendosmëri bojkotin e kampionatit deri në plotësimin e katër kërkesave dhe për të zgjidhur një herë e mirë të gjithë problematikat që shqetësojnë komunitetin e sportit përmes disa ndryshimeve ligjore të kërkuara.
Në përfundim të mbledhjes Kryetari i LPF-së, Edvin Libohova, dha një prononcim për mediat, ku bëri me dije edhe vendimet e marra në mënyrë unanime nga drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore.
“Liga Profesioniste e Futbollit unanimisht vendosi që bojkoti i kampionatit të vazhdojë deri në momentin që qeveria të plotësojë kërkesat e klubeve. Kjo ishte pika e parë.
Pika e dytë ishte se duke parë mënyrën se si është trajtuar emisioni sportiv në RTSH, duke parë një qëndrim jo koherent dhe jo mbështetës për futbollin, Liga vendosi që të mos përsërisë me ta kontratën e bashkëpunimit për ‘highlights’-et në sezonin që do të vijë me RTSH-në. Këto ishin dy vendimet e marra sot.
Sigurisht nëse do të ketë tym të bardhë në takimin e nesërm, qëndrimi do të ndryshojë. Ne jemi në dinamikë, mirëpresim që të zgjidhen problematikat dhe kërkesat tona. Në momentin që ato zgjidhen Liga është e gatshme të nisë futbollin dhe rifillojë garën.
Bisedimet kanë nisur, nuk ka pasur vendimmarrje. Kemi një takim tjetër nesër, shpresoj që përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Parlamentit të vijnë me një propozim që të jetë i pëlqyeshëm nga Liga, pra në plotësim të kërkesave tona. Në të kundërt do të vazhdojmë me këtë situatë”, - deklaroi Kryetari i Ligës, Edvin Libohova.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013333082199097
array(1) { ["section"]=> string(75) "rinisja-e-kampionatit-liga-profesioniste-merr-vendimin-vijon-bojkoti-223506" }