Rinumërimi në Georgia drejt fundit, zyrtarët nxjerrin ‘bllof’ Donald Trump: Nuk ka patur manipulime, fitorja i shkon sërish Biden

Publikuar tek: bota, më 16:16 19-11-2020 Rinumërimi në Georgia drejt fundit, zyrtarët nxjerrin ‘bllof’ Donald Trump: Nuk ka patur manipulime, fitorja i shkon sërish Biden Rinumerimi ne Georgia te SHBA

Presidenti në detyrë i SHBA Donald Trump duket se tashmë i janë shuar edhe shpresat e fundit për të marrë një mandate të dytë, pasi rinumërimi në Georgia do të nxjerrë sërish fitues Joe Biden.

Edhe pse Trump kishte kërkuar me bindje që të bëhej rinumërimi me pretekstin se ishin bërë manipulime, sipas zyrtarëve të zgjedhjeve në Georgia rinumërimi nuk do të ndryhojë rezultatin e mëparshëm.

Sekretari i Shtetit i Georgias Brad Raffensperger u shpreh për CNN se rezultati i rinumërimit do të tregojë se nuk ka patur manipulime votash, duke mohuar pretendimet e Trump.

Rreth 5 milionë vota po rinumërohen në Georgia, ndërkohë që ky shtet ka 16 vota elektorale, ndërsa diferenca mes dy kandidatëve ishte shumë ë vogël.

Deri më tani Joe Biden ka të konfirmuara 290 vota elektorale, ndërsa Donald Trump 232, por Biden e ka siguruar fitoren në zgjedhje, pasi mjaftojnë 270 vota për të marrë në dorëzim “çelësat” e Shtëpisë së Bardhë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me foton e florinjtë të Trump dhe Biden, zbulohet çmimi marramendës për iPhone 12
Bilanc TRAGJIK nga OBSH: Në Europë vdes një person çdo 17 sekonda nga koronavirusi »
Article Logic
Execution time: 0.010829925537109
array(1) { ["section"]=> string(131) "rinumerimi-ne-georgia-drejt-fundit-zyrtaret-nxjerrin-bllof-donald-trump-nuk-ka-patur-manipulime-fitorja-i-shkon-serish-biden-228362" }