Rinumërimi për Lezhën, reagon Pjerin NDREU: As edhe një votë për mua, ka vetëm një gabim njerëzor

Publikuar tek: aktualitet, më 12:54 12-07-2019 Rinumërimi për Lezhën, reagon Pjerin NDREU: As edhe një votë për mua, ka vetëm një gabim njerëzor Pjerin Ndreu

Reagon fituesi i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu pas rinumërimit të 11 kutive nga KQZ.

Nga rinumërimi, rezultuan në total 4 vota më shumë për kandidatin Eduart Ndocaj.

Sipas Ndreut bëhet fjalë për një gabim njerëzor në procesin e plotësimit të proces-verbalit.

Socialisti shprehet i gatshëm për hapjen e të gjitha kutive duke e cilësuar procesin e Lezhës si model.

REAGIMI I PLOTË I PJERIN NDREUT:

Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje.

Ka vetem nje gabim njerezor ne plotesimin e proçes-verbalit mes dy kandidateve te tjere me 2 edhe 5 vota, te cilat ishin 5 dhe 2 ne fakt  (invert)

Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper.

Gabim njerezore per shkak te lodhjes ose lapsus qe nuk e fshin dot korrektesine e secilit komisioner, secilit numerues dhe secilit anetar te KZAZ-ve ne Lezhe.

PO E PERSERIS, HAPNI TE GJITHA KUTITE

Ju thashe edhe mbreme ne “OPEN” po ju them edhe tani, HAPINI TE GJITHA.

Proçesi i Lezhes ishte model.

Çdo vote eshte numeruar dhe vullneti i 17.8% (pjesemarrje nder me te lartat ne bashkite e drejtuara nga te djathtet) te qytetareve qe votuan eshte lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.3742311000824
array(1) { ["section"]=> string(101) "rinumerimi-per-lezhen-reagon-pjerin-ndreu-as-edhe-nje-vote-per-mua-ka-vetem-nje-gabim-njerezor-171978" }