Riorganizimi i kabinetit qeveritar, Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Publikuar tek: bota, më 23:17 06-07-2020 Riorganizimi i kabinetit qeveritar, Macron shkarkon ministrin e Brendshëm Christophe Castaner, ish-minister i Brendshem

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner.

Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas protestave për brutalitetin e policisë. Castaner është kritikuar për veprime të ashpra të policisë kundër protestuesve, të cilët janë nxitur nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të SHBA-së.

Macron emëroi në vend të tij ish-ministrin e Buxhetit, Gerlad Darmanin. Ai e zëvendësoi edhe ministrin e Drejtësisë dhe atë të Ekologjisë.

Ndryshimet vijnë pak ditë pasi Macron shkarkoi kryeministrin Edouard Philippe, pas tre vjetësh në këtë post, duke e zëvendësuar me Jean Castex. Macron shkroi të dielën në Twitter se Franca duhet të "krijojë një rrugë të re" për të trajtuar trazirat dhe krizat ndërkombëtare që po i përjeton.

Macron është zgjedhur president i Francës në vitin 2017, pjesërisht me premtimin për një ekonomi të fuqishme. Por, pandemia e koronavirusit i ka dobësuar ekonomitë në shumë vende, të cilat janë detyruar të izolohen.

Mandati i Macronit përfundon në vitin 2022 dhe ai nuk ka deklaruar nëse do të garojë për rizgjedhje ose jo. /REL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010141134262085
array(1) { ["section"]=> string(79) "riorganizimi-i-kabinetit-qeveritar-macron-shkarkon-ministrin-e-brendshem-213062" }