Rishfaqet Kim Jong Un, fotografohet mbi kalin e bardhë në malin e shenjtë

Publikuar tek: bota, më 15:58 16-10-2019 Rishfaqet Kim Jong Un, fotografohet mbi kalin e bardhë në malin e shenjtë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka ngjitur malin më të lartë të vendit, teksa media shtetërore raporton se ai “po planifikon një operacion madhor”.

Kim Jong Un është fotografuar mbi një kalë të bardhë, teksa ka ngjitur malin 2,750 të lartë Paektu, që konsiderohet mali i shenjtë i dinastisë Kim. Ky mal është edhe vendlindja e të atit të tij.

Ja çfarë shkruan media koreanoveriore për këtë event:

“Marshimi i tij me kalë në Malin Paektu është një ngjarje e shkëlqyeshme me rëndësi të madhe në historinë e revolucionit Korean. Duke qëndruar i ulur mbi kalë në Malin Paektu, [ai] kujtoi me emocion të thellë rrugën e luftës së rëndë që ai çoi përpara për kauzën e madhe të ndërtimit të vendit më të fuqishëm, me besim dhe vullnet aq të fortë sa edhe Mali Paektu."

fgethehj5j5j.jpg

fgerheh45h4gh.jpg

herherth5h.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028219938278198
array(1) { ["section"]=> string(79) "rishfaqet-kim-jong-un-fotografohet-mbi-kalin-e-bardhe-ne-malin-e-shenjte-182329" }