Risi në zgjedhjet e Kongresit të PS, BALLA prezanton ‘eksperimentin’ e ri: Do të testojmë votimin elektronik

Publikuar tek: politike, më 11:13 09-11-2019 Risi në zgjedhjet e Kongresit të PS, BALLA prezanton ‘eksperimentin’ e ri: Do të testojmë votimin elektronik Taulant Balla

Sekretari i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar rozë Taulant Balla zbulon se për herë të parë në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të PS-së në 16 nëntor do të testohen votimet në rrugë elektronike.

Në takimin ‘’Ti Zgjedh’’ me përfaqësues dhe anëtarë të PS-së nga i gjithë vendi, Balla paralajmëron se votimi elektronik në Tiranë do të shërbejë për të testuar mundësinë nëse në të ardhmen votimi elektronik të aplikohet në zgjedhjet e përgjithshme.

‘’Testimi i parë do të jetë i fshehtë, i dyti Do të jetë elektronik, do ta provojmë në Tiranë. Do ta testojmë për të parë shpejtësinë e rezultatit dhe për të parë nëse është i mundhsm për t’u zbatuar në të gjithë territorim. Do të ketë votim online për një pjesë të interesuar, si dhe votim me postë, për ata që jetojnë jashtë Shqipëri. Kjo është risia e katërt që do të nxjerrë rezultat’’, foli për mënyrën e votimeve në zgjedhjet e delegatëve të PS-së në 16 nëntor.

Balla thekson se do të kryhen dhe zgjedhjet e drejtuesve të degëve të PS-së në të gjithë vendin.

‘’Suksesi i një proçesi rezultativ ëshë ecuria e pjesës së dytë të këtij mandati drejt 4-vjeçarit të tretë qeverisës. Kemi nevojë për rinenergjizim të ri dhe organizim kapilar, por duhet të rinovojmë mandatet ku duhet dhe të bëjmë ndryshimet aty ku duhen. Janë çështje që duhet të ndiqen edhe pas 16 nëntorit. Do të zgjedhim kryetarët e PS-së në të 61-ë bashkitë, dhe ata të tjerët në 362 njësitë bashkiake. Të thellohet proçesi i barazisë gjinore. Në PS e kemi 30%, në familje 50%, prandaj duhet ta kuotën gjinore të femrave në PS deri në 50%’’, përfundoi Balla.

Votimi elektronik ka qenë njëra prej pikave të kërkuara nga PD-ja për t’u aplikuar në zgjedhjet parlamentare të 2017, por opozita dhe mazhoranca nuk e gjetën asnjëherë gjuhën e përbashkët në këtë pikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074551105499268
array(1) { ["section"]=> string(111) "risi-ne-zgjedhjet-e-kongresit-te-ps-balla-prezanton-eksperimentin-e-ri-do-te-testojme-votimin-elektronik-185251" }