Risi te 'Kënga Magjike', ja si do të jetë procesi i votimit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:10 17-09-2019 Risi te 'Kënga Magjike', ja si do të jetë procesi i votimit

Këtë vit pritet që "Kënga Magjike" të vijë me risi.

Në eksperiencën e gjatë këtyre viteve, votimet kanë qenë pika kyçe tek festivali muzikor.

Finalistët dhe fituesit e këtij e "Kënga Magjike" janë zgjedhur me vota të hapura nga këngëtarët. Mirëpo, këtë vit krahas ndryshimeve të shumta edhe në sistemin e votimeve ka risi.

Këngëtarët do vazhdojnë të kenë votën e hapur ku maksimumi i pikëve që mund ti japin janë 30. Pjesë e votimeve do jetë edhe juria dhe kanë në dispozicion për vendin e parë jo më pak se 150 pikë.

Ndërsa rol të madh këtë vit tek procesi i votimit kanë edhe shikuesit, të cilët kanë në dispozicion 300 pikë për vendin e parë.

Kujtojmë se pothuajse çdo vit pas përfundimit të festivalit ka hatërmbetje të shumta mes këngëtarëve për shkak të pikëve që ata i japin njëri-tjetrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073440074920654
array(1) { ["section"]=> string(63) "risi-te-kenga-magjike-ja-si-do-te-jete-procesi-i-votimit-178732" }