RISI TEKNOLOGJIKE/ Automjetet pa shofer, sot prova në rrugë

Publikuar tek: bota, më 12:26 21-01-2020 RISI TEKNOLOGJIKE/ Automjetet pa shofer, sot prova në rrugë Automjetet e reja pa shofer

Automjetet pa shofer, që mund të përdoren për të siguruar transport, do të testohen në publik ditën e sotme.

Firma e infrastrukturës AECOM, së bashku me Laboratorin e Robotikës së Bristolit kanë lajmëruar autoritetet vendase se dita e martë do të jetë dita e provës në publik për këto mjete transporti.

Këto mjete transporti robotike përdorin sensorë, radarë dhe përpunim të vizionit për të udhëtuar në zonat e mbushura me këmbësorë apo me biçikleta.

Ky është testi i parë ku do të lejohet publiku të udhëtojë pa ndonjë mbikqyrës në transportin publik.

Shpresohet se këto automjete robotikë do të mund të përdoren në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, për të lëvizur njerëzit në destinacionet turistike, vetëm duke përdorur një aplikacion.

Projekti i quajtur "CAPRI" u financua me 35 milionë euro nga Qendra për Automjete të Lidhura dhe Autonome.

George Lunt, Drejtor Teknik në AECOM, tha: "Me një numër përfitimesh mjedisore, efikasiteti dhe lëvizshmërie të lidhura me automjete të lidhura dhe autonome, ekziston një potencial i madh për Mbretërinë e Bashkuar për të hyrë në një gamë të larmishme të tregjeve ndërkombëtare".

"Sidoqoftë, që kjo ide të zhvillohet plotësisht, është thelbësore që publiku të jetë në bord dhe të ketë mundësinë të përjetojë një shërbim lëvizshmërie, i cili mund të transformojë potencialisht mënyrën se si ata udhëtojnë," shtoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031523942947388
array(1) { ["section"]=> string(64) "risi-teknologjike-automjetet-pa-shofer-sot-prova-ne-rruge-192697" }