Risolli ‘Këngën e Mjekut’ në shenjë falenderimi, djalit të Anida Takes i hapin telashe (REPLIKAT ME KOMPOZITORIN)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:01 07-04-2020 Risolli ‘Këngën e Mjekut’ në shenjë falenderimi, djalit të Anida Takes i hapin telashe (REPLIKAT ME KOMPOZITORIN)

Disa ditë më parë, një grup artistësh shqiptar risollën "Këngën e mjekut" të Anida Takes si shenjë falenderimi në kuadër të luftës ndaj Covid-19.

Mirëpo, duket se kjo këngë është fshirë nga Youtube dhe nuk dihen ende arsyet.

Lajmin e ka konfirmuar kompozitori Kujtim Prodani, njëherazi edhe djali i Anida Takes.

Ai ka komentuar në një status në “Facebook” të kompozitorit tjetër Miron Kotani, i cili ka publikuar një prej varianteve të kënduara nga Endri dhe Stefi Prifti.

‘Meqe jemi te kenga e mjekut dedikuar te gjithe mjekeve te Shqiperise !
Duke shfletuar historikun e saj nder vite nje pershendetje gjithe mjekeve!!!’, shkruan Kotani.

Ndërsa Prodani i kthehet: ‘Ke nje variant tek 100 vjet muzike Miron.....! Mos me hap telashe, po ta them per heren e dyte. Behu i zgjuar!’

Kotani: Çfare telashi Kujtim? Perse eshte fjala?

Prodani: Ne rregull. Ç’te të them .Ti je dhe kurioz.

Kujtojmë që kënga e kënduar për herë të parë në vitin 1963, tashmë ka bërë bashkë instrumentistë, këngëtarë, aktorë, sportistë e gazetarë, si Ema Andrea, Dhimitër Gjoka, Lorik Cana, Kujtim Prodani, Vikena Kamenica, Eranda Libohova etj.

92710589_1273482689708201_8636573345514520576_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097239017486572
array(1) { ["section"]=> string(115) "risolli-kengen-e-mjekut-ne-shenje-falenderimi-djalit-te-anida-takes-i-hapin-telashe-replikat-me-kompozitorin-201728" }