Ristani bën për ujë të ftohtë Bashën, citon Kadarenë: Shqipëria në nivelin më të keq të ndotjes, ose do dalë me ngut, ose do fundoset

Publikuar tek: politike, më 15:32 09-08-2019 Ristani bën për ujë të ftohtë Bashën, citon Kadarenë: Shqipëria në nivelin më të keq të ndotjes, ose do dalë me ngut, ose do fundoset

Ish-sekretari dhe ish-deputeti i PD-së Arben Ristani ka kritikuar sërish kreun e demokratëve Lulzim Bashën për politikën e ndjekur, teksa ka bërë një skanim të situatës në të cilën ndodhet.

Ristani e akuzon Bashën se nuk është treguar transparent me demokratët dhe pretendon se ata nuk dinë se çfarë duhet të bëjnë.

Ish-deputeti ka cituar edhe shkrimtarin Ismail Kadare, teksa thotë se Shqipëria ndodhet në nivelin më të keq të ndotjes.

"Shqiperia ndodhet sot ne nivelin me te keq te ndotjes morale qe ka njohur ndonjehere. Nga kjo grope ajo, ose duhet te dale me ngut, ose do te fundoset pergjithmone" thote Kadare", shkruan ndër të tjera Ristani.

DEKLARATA E PLOTË:

Bashkite e fituara nga PD, iken nje nga nje dhe perfundimisht PD eshte jashte sistemit, si ne pushtetin qendror edhe ne ate vendor.
Nderkohe PD ka nje objektiv te vendosur dhe te shpallur: qeveri kalimtare, pa Ramen Kryeminister dhe zgjedhje te parakohshme te pergjitheshme, mundesisht edhe lokale.
Objektivin afat shkurter e kemi, por rrugen se si do e realizojme dhe mjetet qe do perdorim, askush nuk i di, ose se paku nuk jane transparente per demokratet.
Cdo dite deklarohet se cdo beje PD pasi te vije ne pushtet dhe vertet qe vetem PD mund ti beje realitet, por si do vi PD ne pushtet? Kete askush nuk di.
Duke mos ditur nga do kalojme, me se do luftojme, si do organizohemi, kush eshte perpara, kush mbrapa, kush majtas, kush djathtas, cilat jane aleancat etj etj, elemente te luftes opozitare, qe demokratet duhet ti dine, nuk krijohet kurre besim ne aritjen e objektivit.
Pa besim nuk ka kurre fitore.
Ta bisedojme edhe nje here me demokratet cfare do bejme, si do e bejme, me ke do e bejme, kur do e bejme, te jete e gjitha transparente dhe gjithperfshirese dhe me vullnet dhe deshire, ta bejme betejen per Shqiperine europiane.
"Shqiperia ndodhet sot ne nivelin me te keq te ndotjes morale qe ka njohur ndonjehere. Nga kjo grope ajo, ose duhet te dale me ngut, ose do te fundoset pergjithmone" thote Kadare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042665004730225
array(1) { ["section"]=> string(136) "ristani-ben-per-uje-te-ftohte-bashen-citon-kadarene-shqiperia-ne-nivelin-me-te-keq-te-ndotjes-ose-do-dale-me-ngut-ose-do-fundoset-174837" }