Ristani: Gabuam me djegien e mandateve, duhej gjetur një rrugë tjetër

Publikuar tek: politike, më 23:39 18-07-2019 Ristani: Gabuam me djegien e mandateve, duhej gjetur një rrugë tjetër Foto: Arben Ristani

Ish-deputeti i PD Arben Ristani thotë se djegia e mandateve ishte një vendim i gabuar edhe pse për moment u duk si i drejtë. 

Ristani tha në 'Real Story' se duke parë rezultatin final duhej gjetur një rrugë tjetër për të kërkuar largimin e Ramës. Sipas ish-deputetit nëse PD do ishte futur në zgjedhje mund edhe të kishin fituar duke shfrytëzuar skandalet e qeverisë.

Sokol Balla: Nëse virtualisht do të riktheheshit në shkurt do t’i digjnit mandatet dhe të mos merrni pjesë në zgjedhje? Ju vet si qëndroni në këtë histori?

Ristani: Unë mendoj se nuk ka qenë zgjidhja e duhur. Mendoj se PD do të kishte bërë mirë të gjente mekanizmat dhe të krijonte patjetër mbështetjen ndërkombëtare për sa i përket diskreditimit të qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin dhe përdorimin e parave të pista dhe të mobilizonte partinë për të marrë pjesë në zgjedhje. Jam i bindur se ne mund t’i ishim afruar më shumë fitores në rast se do të kishim hyrë në zgjedhje. Duke u nisur nga sondazhet , duke u nisur nga goditjet e disa grupeve kriminale që besoj shumë se mund të kishim një rezultat tjetër. Dhe tek e fundit do të kishim pasur një shpresë më të madhe brenda partisë demokratike për tu përballuar më pas në zgjedhjet e përgjithshme, që afërmendsh mund të ishin edhe të parakohshme.

Sokol Balla: Pse nuk e morët mandatin në listë kur sot thoni se ishte gabim?

Ristani: Ju thash që me ndërgjegje kam votuar për djegien e mandateve dhe kam qenë pro, kam djegur edhe mandatin tim. Kjo do të thotë se kam qenë i bindur në atë moment për atë vendim që është marrë. Sot duke parë rezultatin po mundohem të reflektojë dhe të them që ndoshta mund të kishim ndjekur një rrugë tjetër. Unë dua të rris fëmijët në një vend normal. Kam besim se PD e ka drejtuar vendin më mirë në këto vite të demokracisë dhe kam besimin se ajo forcë do të duhet ta drejtojë përsëri për ta bërë më të mirë këtë vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036767959594727
array(1) { ["section"]=> string(74) "ristani-gabuam-me-djegien-e-mandateve-duhej-gjetur-nje-rruge-tjeter-172637" }