Ristani i bindur: Edhe të vetëm do dalim forcë e parë, por është mirë të kemi dhe aleatët

Publikuar tek: politike, më 12:12 01-10-2020 Ristani i bindur: Edhe të vetëm do dalim forcë e parë, por është mirë të kemi dhe aleatët Arben Ristani

Anëtari i Kryesisë së PD Arben Ristani, i bindur thotë se PD edhe e vetme do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2020. Megjithatë, ai thekson se të kenë aleatët me vete është mirë.

“Kemi bërë një ndryshim kushtetues. Kushtetua nuk është as e PS dhe as e PD, është e shqiptarëve. Kur do të bësh një ndryshim minimalisht duhet të sqarosh njerëzit se pse po e bën. Ose në mënyrë që ndryshimet të jenë të gjithëpranuara. Por nuk po pyesim për popullin, të gjithë e pranojmë që Kushtetua po ndryshon për interesin e një partie politike. Që këtu nuk jemi në rregull me shqiptarët. Pala tjetër kërkon konsensus. Beteja jonë është që shqiptarë të shohin të vërtetën lakuriq. Në momentin që janë bindur për keqqeverisjen atëherë ne jemi të sigurt që po shtojnë peshat. Jemi të bindur që edhe vetëm do të dalim forcë e parë. Është më mirë të kemi aleatët”, tha Ristani në Abc Neës.

Më tej, Ristani tha se Rama ka mundësi që në parlament të shpallë veten mbret.

“Ai e ka mundësinë që me atë parlament ta shpallë veten edhe mbret. Çështja është që të përgatitemi të gjithë dhe ta largojmë këtë të keqe. Largojmë të keqen dhe i hapim rrugën një zhvillimi më të mirë të vendit”, përmbylli Arben Ristani, anëtar i Kryesisë së PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011323928833008
array(1) { ["section"]=> string(94) "ristani-i-bindur-edhe-te-vetem-do-dalim-force-e-pare-por-eshte-mire-te-kemi-dhe-aleatet-222322" }