Ristani: I votuam pushtetarët e sotëm, por ata na kanë zhytur në llum

Publikuar tek: aktualitet, më 11:38 12-03-2015 Ristani: I votuam pushtetarët e sotëm, por ata na kanë zhytur në llum Arben Ristani në Protestë

Sekretari i përgjithshëm i PD në fakt foli duke thënë se u kishin dhënë votën socialistëve:

“Jemi mbledhur sot në bulevard kaq të shumtë në numër, kaq të vendosur dhe të indinjuar sepse kemi nevojë të protestojmë, të na dëgjojnë, të na resperktojmë, sepse e meritojmë një jetë më të mirë. Para pak më shumë se gjysëm viti zgjodhëm pushtetarët tanë. I zgjodhëm sepse na premtuan më shumë rend dhe siguri, se do na qëndrojnë pranë dhe do na duan. Qytetarët tanë janë bandë oligarkësh që duan të mbushin xhepat. Populli zhytet në varfëri. Shoqëria shqiptare është në depression nga arrogance e këtij pushteti. Nuk na shërbejnë më mirë në zyrat e administratës. Përkundrazi na marrin dhe kacidhen e fundit. Eshtë bërë e frikshme jeta nga shpërthimet e tritolit. Na shembin pronat dhe pasuritë me tritol. Kanë mbushur burgjet me shqiptarë të pamundur. Të zgjedhurit tanë bashkë me votën që u kemi dhënë, u kemi dhënë dhe besimin, ata nuk e vrasin mendjen.

Ata e kanë mendjen si të shtojnë pushtetin dhe pasurinë, ndërkohë që Edi Rama urdhëron burg e tritol e Ilir Meta urdhëron vrasjen e deputetëve. Ndërkohë që të dy zhvasin çfarë kanë përpara. Të dashur shqiptarë të protestojmë sot fuqishëm dhe ti tregojmë atyre sesa të vegjël janë përpara nesh. Protesta, dhe vetëm protesta janë rruga e vetme e jona sot.”, tha Ristani.

Kurse Paloka tha se nuk mund të ketë më kriminelë dhe se i duhet thënë Ramës ''zhduku''.

“Jemi sot më shumë se kurrë për ti treguar se nuk mund të vazhdojnë më me kriminelë. Jemi për t’i thënë me qetësi, për ti thënë Ramës zhduku se kjo qeveri nuk mund të vazhdojë më. Nuk mund që qytetarët të bien burgjeve dhe kriminelët në zyrat e shtetit. Jemi për tu thënë, “ikni një orë e më parë se nuk ju duam”. Ne do ta çojmë protestën tonë deri në fund, derisa ata të zhduken. Sot jemi të gjithë këtu, nesër e gjithë Shqipëria.”, tha Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sirenat e hashashit
Arrestohet i dyshuari tjetër si anëtar i një grupi “vrasësish me pagesë” »
Article Logic
Execution time: 0.015168905258179
array(1) { ["section"]=> string(72) "ristani-i-votuam-pushtetaret-e-sotem-por-ata-na-kane-zhytur-ne-llum-5664" }