Rita Lati flet për dashurinë e saj të re dhe planet për të ardhmen: Ma mbush shpirtin me përkujdesje

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:29 03-02-2017 Rita Lati flet për dashurinë e saj të re dhe planet për të ardhmen: Ma mbush shpirtin me përkujdesje

Një grua e divorcuar, 57 vjeçe, edhe pse në formë të shkëlqyer, në Shqipëri është thuajse tabu të flasë për dashurinë, apo për një partner me të cilin mendon të ndajë të ardhmen, por Rita Lati e ka kapërcyer këtë pengesë. E pyetur nga Rudina Magjistari nëse në jetën e saj ka një shok e nëse mendon për ta ndarë të ardhmen me një njeri tani që e bija, Roza, jeton në shtëpinë e saj, Rita ka pranuar që ky person ekziston.

“Është dikush, ka thënë ajo, që më mbush shpirtin me përkujdesjet e tij”. Megjithatë ka shtuar që këtë marrëdhënie nuk do e kalojë në bashkëjetesë.

“Mua më pëlqen liria ime, privatësia ime, të dal me shoqet, të shkoj te Roza”, ka thënë aktorja e cila ka treguar që puna në profesion, në një periudhë kohe me të ardhura të mira, i ka siguruar mundësinë për të bërë një jetë të mirë, në shtëpinë e saj dhe e shijon shumë këtë mënyrë jetese.

“Unë e kam mendjen te Roza, ajo është parësorja tani”, ka thënë Rita, duke shtuar që nuk mendon shumë për të ardhmen e largët. “Kur të plakem do shkoj në azil. Do gjej plakun më të bukur atje dhe do i them je imi”, ka thënë ajo mes humorit.

Rita ka treguar sesi Roza mori vendimin për të jetuar vetëm dhe që kjo i ka bërë mirë marrëdhënies mes tyre. “Unë shkoj nga Roza dy javë, Roza vjen te unë, por duhemi më shumë kështu, nuk zihemi kurrë”, ka vazhduar ajo me humor.

Për të bijën ka thënë që ka marrë nga ajo humorin, ndërsa nga i ati karakterin e fortë, për të realizuar çdo gjë në perfeksion.

Rita u shfaq në një formë shumë të mirë fizike, me një fund dhe xhaketë të zgjedhur nga e bija dhe nuk ndali së u dhëni grave këshilla për ta dashur veten. Aktorja tha që nëse sheh në rrugë një grua të kuruar e të mbajtur, nuk ngurron ta komplimentojë. Ajo motivoi edhe anën sensuale të gruas, në çdo moshë.

“Vitet ikin, por nuk ndryshon zemra”,  tha aktorja.

Rita foli edhe për klimën e ashpër që ka gjetur ndonjëherë mes aktoreve të reja, por e mbylli me mesazhin që u duhet qëndruar larg njerëzve me negativitet./revistaclass

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044854164123535
array(1) { ["section"]=> string(105) "rita-lati-flet-per-dashurine-e-saj-te-re-dhe-planet-per-te-ardhmen-ma-mbush-shpirtin-me-perkujdesje-67669" }