Rita Ora, "anëtarja" më e re e FRESSH (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:59 07-09-2015 Rita Ora,

FRESSH Tirana ka bërë me dije se në muajt e ardhshëm do të vijë karta “SMART FRESSH”, një platformë që sipas të rinjve “do të mundësojë dixhitalizimin e anëtarësisë si dhe nxitjen e rinisë drejt aktiviteteve sociale, kulturore, sportive, artistike e të tjerë”.

“Prezantimi i plotë i të gjithë përmbajtjes do realizohet në një event të veçantë. Përmes notave të humorit, kemi kënaqësinë t’iu shpalosim dizajnin e kartës”, bën me dije FRESSH ndërsa në kartë ka personazhin shqiptar, të njohur botërisht Rita Ora.

Po sigurisht, kjo mbetet vetëm në kuadrin e humorit në FRESSH se Rita Ora, me shumë gjasë, as nuk e di se çfarë është e çfarë bën FRESSH.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024121046066284
array(1) { ["section"]=> string(45) "rita-ora-anetarja-me-e-re-e-fressh-foto-20175" }