Rita Ora: Ç’më tha presidentja e Kosovës për postin e ambasadores, e lumtur që jam shqiptare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:11 25-08-2015

Rita Ora ka qenë e ftuar në intervistën televizive me HuffPost dhe ka folur për detyrën e saj si Ambasadore e Kosovës.

Intervista është transmetuar pak para daljes së albumit të saj Body on Me, ndërkohë që gjatë intervistës, nuk e lejon gazetarin që të japë ndonjë pjesë të videoklipit. “Duhet të flasësh më parë me avokatët e tu” i thotë Rita duke qeshur. Ajo thotë në intervistë se ndjehet krenare që është nga Kosova dhe është shqiptare, dhe këtë, do tia tregojë gjithë botës. “Ndjej se është e jashtëzakonshme. Unë ekzaktësisht nuk e kuptoja se çdo të thoshte të ishe Ambasadore e Kosovës. Kur unë shkova në shtëpinë e Presidentes dhe kur takova gjithë stafin e saj të mrekullueshëm nuk e dija ekzaktësisht se çfarë ishte, por e dija që do të ishte një gjë e jashtëzakonshme.

E pyeta se çfarë do të bëja unë dhe ajo më tha se “do bësh ekzaktësisht atë që je duke bërë”. Unë gjithmonë kam qenë pasionante se nga jam dhe kam ngritur zërin për Kosovën apo edhe rreth faktit se unë jam shqiptare dhe të qenurit krenare se prej nga jam . Mendoj se nëpërmjet meje njerëzit mund të njohin vendin. Mendoj se njerëzit mund të dinë për vendin për shkak të luftës por ka shumë më shumë për të ditur për vendin tonë se sa që sheh syri. E di do marrë kohë por qëllimi im është të vetëdijesoj gjeneratën time për atë se çfarë mund të bëjmë nëse qëndrojmë bashkë, t’i mbledhim mendimet tona dhe të veprojmë si një i vetëm” thotë Rita Ora në intervistë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026559114456177
array(1) { ["section"]=> string(96) "rita-ora-c-me-tha-presidentja-e-kosoves-per-postin-e-ambasadores-e-lumtur-qe-jam-shqiptare-19135" }