Rita Ora e keqardhur që s'ishte në koncertin e Chris Brown. Shikoni ç'thotë dhe videon e nxehtë që publikon

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:56 09-07-2016

Rita Ora, këngëtarja shqiptare është me të vërtetë e keqardhur që s'ishte në koncertin e Chris Brown.  ‘’E mërzitur që s’munda të vija. Dëshiroja të isha me ty këtë natë për të të mbështetur Chriss Broën’’, i shkruan këngëtarja, rreperit, i cili publikon dhe një video shumë të nxehtë me Ritën.

Dje në Durrës mbërritën dy prej reperëve më në zë të momentit, Chris Brown dhe Tyga. Por për të ndjekur koncertin shuma që është paguar ka qenë me të vërtetë e çmendur. Tavolina më e lirë kushtonte 200 mijë lekë të vjetra dhe përfshin një shishe me alkool, ndërsa çmimi më i lartë është në atë që njihet si kolltuku i Zonës Vip, ku personat që do të ulen do paguajnë 3000 euro.

Chris Brown dhe Tyga përveç këngëve, janë të njohur edhe për lidhjet e tyre me bukuroshet Rihanna dhe Kylie Jenner. Lidhja mes Brown dhe divës së muzikës pop është ndërprerë vite më parë, pas dhunës që reperi ushtroi mbi bukuroshen nga Barbados, ndërsa Tyga dhe Jenner vazhdojnë të jenë së bashku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036067008972168
array(1) { ["section"]=> string(112) "rita-ora-e-keqardhur-qe-s-ishte-ne-koncertin-e-chris-brown-shikoni-c-thote-dhe-videon-e-nxehte-qe-publikon-46007" }