Rita Ora flet për shenjtërimin e Nënë Terezës në “The Tonight Show”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:15 31-08-2016 Rita Ora flet për shenjtërimin e Nënë Terezës në “The Tonight Show”

Shqiptarja Rita Ora ka qenë e ftuar mbrëmë në spektaklin e njohur amerikan The Tonight Show with Jimmy Fallon.

Ora mes tjerash ka përmendur edhe pjesëmarrjen e saj në koncertin që do të mbahet në Vatikan gjatë javës tjetër, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë nga vetë Papa.

“Unë jam person më spiritual, më shpirtëror, por të shkosh e ta takosh Papën është diçka e madhe për mua. Do të ndodhë një mrekulli dhe Nënë Tereza do të shpallet e shenjtë” thotë mes tjerash Ora.

Ajo tregon se mes këngëve që do të këndojë është edhe himni “What Child is This who Laid to Rest”. Rita do të jetë vetëm njëra prej pjesëmarrëseve në koncertin e madh në Vatikan, ku emra të mëdhenj të muzikës e artit nga mbarë shqiptaria, përfshira Inva Mulën dhe Ermonela Jahon, do të nderojnë figurën e Nënës Terezë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01997709274292
array(1) { ["section"]=> string(71) "rita-ora-flet-per-shenjterimin-e-nene-terezes-ne-the-tonight-show-51447" }