Rita Ora kërkon të sjellë “X Factor-in” britanik në Pallatin e Brigadave në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 07:33 16-08-2015 Rita Ora kërkon të sjellë “X Factor-in” britanik në Pallatin e Brigadave në Shqipëri

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, i ka bërë një kërkesë të veçantë producentit të show-t “X Factor” në Britaninë e Madhe, Simon Cowell, duke i sugjeruar Pallatin e Brigadave në Tiranë, si një prej destiancioneve ku mund të regjistrohet një prej puntatave të këtij talent-show.

Mediat britanike raportojnë se Rita, si pjesë e jurisë, ka kërkuar që ish-rezidenca e mbretit Zogu I, të zgjidhet si vendi ku ajo do të dëgjojë konkurrentët garues, të cilët kanë kaluar fazën e parë të audicioneve.

Një mik i afërt i këngëtares ka deklaruar se Rita është krenare për origjinën e saj shqiptare, ndërsa pohon se producenti Cowell ende nuk ka marrë një vendim për këtë sugjerim.

“Rita është shumë krenare për origjinën e saj shqiptare dhe ka punuar shumë për të dyja shtetet, Shqipërinë dhe Kosovën. Rita së fundmi është nderuar me medaljen e ambasadores së Kosovës dhe është shumë e lidhur me atë zonë. Deri në këtë moment nuk është marrë asnjë vendim dhe Simon Cowell duhet ende të bindet, por është diçka që Rita e ka sugjeruar”, ka deklaruar miku i Ritës.

Tabloidi britanik “The Mirror” shkruan se shfaqja do të jetë e drejtpërdrejt, ndaj dhe duhen marrë në konsideratë disa faktorë të rëndësishëm teknik dhe logjistik.

Duke e konsideruar mbretin Zog si një dikator, “The Mirror” ngre pikëpyetje nëse Simon Cowell do të zgjedhë pikërisht një “pallat diktatorial” të braktisur sot nga autoritetet shtetërore shqiptare për të zhvilluar shfaqjen e tij.

Më tej në artikull flitet edhe për përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të maksimizuar përfitimet nga fama ndërkombëtare e Rita Orës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tropojë, asgjesohen 715 rrënjë hashash në Lekbibaj
Azilkërkuesit shqiptarë përshëndesin me "duart dykrenare" nga kampi gjerman (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.012741088867188
array(1) { ["section"]=> string(88) "rita-ora-kerkon-te-sjelle-x-factor-in-britanik-ne-pallatin-e-brigadave-ne-shqiperi-18465" }