Rita Ora në Kanë, asistentja harron në avion bizhuteritë e këngëtares me vlerë 4 milion dollarë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:41 24-05-2019 Rita Ora në Kanë, asistentja harron në avion bizhuteritë e këngëtares me vlerë 4 milion dollarë

Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora udhëtoi drejt Kanës. Mirëpo, gjatë udhëtimit asaj i ka ndodhur diçka e papritur.

 Asistentja e këngëtares ka harruar në avion bizhuteritë luksoze me vlerë 4 milion dollarë.

Sipas “AFP”, bizhuteritë ishin huazuar nga një markë luksoze, ndërsa gruaja që po kujdesej për to i ka harruar në avion në aeroportin e Nicës, në Francë, pasi mbërriti nga Londra.

Kur ajo e kishte kuptuar ishte tepër vonë pasi avioni ishte nisur për tu kthyer në aeroportin Luton në Londër.

“Dikush me mendje në re gati humbi disa miliona” tha një polic me shaka, ai tha se bizhuteritë janë kthyer në Nicë nëpërmjet aeroportit Heathroë të Londrës.

28-vjeçarja u shfaq në Kanë më 16 maj duke mbajtur një gjerdan diamanti dhe kishte veshur një fustan të bardhë.

-640-0-5ce7e11ed0944.jpg

-640-0-5ce7e10743644.jpg

-640-0-5ce7e10b1942a.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032130002975464
array(1) { ["section"]=> string(101) "rita-ora-ne-kane-asistentja-harron-ne-avion-bizhuterite-e-kengetares-me-vlere-4-milion-dollare-165557" }