Rita Ora në televizionet londineze: E ndjej Kosovën nën lëkurë, do bëj gjithçka për vendin tim

Publikuar tek: bota, më 20:17 11-07-2015

Rita Ora i ka thënë televizionit londinez Channel 4 se ajo e ndjen veten refugjate. Kosovën e ndjen në gjak dhe nën lëkurë. Dhe do të përpiqet që të bëjë gjithçka që të punojë për titullin që id ha presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, si ambasadore e Kosovës. Ajo ka folur për emigracionin dhe pyetjeve me spec të gazetarit se çfarë mendon për refugjatët nga Siria, i dha një përgjigje diplomatike: Unë nuk jam politikane.

Cfarë kuptimi ka Kosova për ty?

Po ja, jam unë. Eshtë gjaku im. Eshtë ajo që ndjen poshtë lëkurës. Eshtë ajo që jam si grua. Eshtë ajo cka jam dhe cfarë prezantoj si një këngëtare 24 vjecare. Gjithcka që kam mësuar nga prindërit e mi, ushqimin që gatuaj, mënyrën sesi them Thank you.

Pse si e thua ti Thank you?

Faleminderit.

Pra flet edhe gjuhën tënde sepse ti ke ardhur këtu bebe, fëmijë?

Po e vërtëtë. Kam ardhur në Londër kur kam qenë 1 vjeç. Kështu që kam qenë këtu prej 23 vitesh. E kemi folur gjuhën time vetëm në shtëpinë tonë dhe nuk e flas aq rrjedhshëm aq sa do të doja të flisja në fakt. Por e kuptoj atë shumë mirë.

Ju keni qenë një familje refugjatësh?

Po, e vërtetë, ashtu kemi qenë. Ne ikëm nga Kosova se babai im nuk donte të bashkohej me ushtrinë. Ishte dicka që nëna dhe babai e zgjodhën për ne. Si prindër, unë nuk jam prind, por imagjinoj se mund të bësh gjithcka për fëmijët e tu. Pra ata e bënë dhe unë u jam shumë, shumë mirënjohëse.

Cfarë kujton nga ai udhëtim?

Po ajo çka mbaj mend dhe ajo që më kanë treguar kur u rrita ka qenë shumë e vështirë. Ne kemi qenë një familje e shtresës së mesme por ata donin më shumë për ne. kështu që nëna ime filloi të studiojë dhe gjithashtu të mësonte anglishten në atë kohë; babai punoi në disa pub-e dhe ai donte më të mirën për mua, që unë të bëhesha. Dua të them se nuk ka qenë e lehtë.

A e identifikoni veten me të gjithë ata njerëz?

Po. Kur jam në Londër nëpër rrugë shoh njerëz me identitete të ndryshme dhe kjo më pëlqen. Ka shumë ushqime të ndryshme, ka tipe të ndryshme muzikash …

Po si e sheh ti çështjen politike të emigracionit në Britani, atë që bëhet dhe thuhet për emigrantët nga të gjitha anët? Ndihesh e mërzitur kur i dëgjon?

Si një refugjate me eksperiencë tashmë ….nuk është e këndshme kur i thua të tjerëve “dil jashtë”. Ajo që do të dëgjosh është dikë që të shtrin dorën për të të ndihmuar.

Ju ikët në kohën e luftës. Dhe tani ne po flasim për refugjatët e Sirisë. Duhet ti marrim të gjithë?

Unë nuk jam një politikane, siç e kam thënë gjithmonë. Kështu që nuk mund të jap një vlerësim për këtë.

Po ju identifikoheni me statusin e një refugjateje…

Po, e identifikoj veten me to.

Cfarë do të bëni me titullin e ambasadores që morët sot?

Ajo çka do të bëj është të marr përgjegjesitë e mia dhe do ti tregoj botës dhe gjithkujt tjetër se cfarë është Kosova; kush jemi ne dhe ta vendosim në hartë ku jemi.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011606931686401
array(1) { ["section"]=> string(98) "rita-ora-ne-televizionet-londineze-e-ndjej-kosoven-nen-lekure-do-bej-gjithcka-per-vendin-tim-15940" }