Së fundmi po bën xhiron e rrjetit lajmi se Rita Ora duket ka përfunduar në librat shkollorë në Spanjë.
Një person ka zbuluar përmes një statusi në Twitter fotografinë e Ritës në librin e anglishtes për shkollën e mesme.
Në një faqe ku shkruhet për kohët e ardhme, shfaqet një imazh i këngëtares shqiptare kur ishte nxënëse e shkollës “Sylvya Young Thatre Schoool”, në Londër.
“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të anglishtes së Shkollë së Mesme”, -ka shkruar një spanjoll në Twitter.
Alguien que me confirme si esta es Rita Ora y que me explique qué hace en un libro de inglés de Secundaria pic.twitter.com/NhmRsO1ymh
— Ángel?? (@AngelFentyNavy) January 19, 2021
Ky status është shpërndarë edhe nga nëna e këngëtares, Vera Ora në Instastory, duke mos e fshehur krenarin dhe lumturinë për të bijën.