Rita Ora thirrje gazetës prestigjoze: Mos harroni origjinën time shqiptare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:45 09-11-2017 Rita Ora thirrje gazetës prestigjoze: Mos harroni origjinën time shqiptare

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

Së shpejti Rita do të drejtojë spektaklin e famshëm të “MTV EMA 2017”. Ndërkohë në një intervistë të këngëtares për gazetën italiane “Corriere Della Sera”, ka folur rreth këtij eventi të rëndësishëm.

Në lidhje me këtë, 26-vjeçarja është shprehur se kjo mundësi jepet vetëm njëherë në jetë dhe ndihet mjaft i privilegjuar.

“Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, është shprehur Rita.

Sakaq, “MTV EMA 2017” do të zhvillohet në qytetin ku ajo dhe prindërit e saj emigruan nga Kosova vite më parë. 

 

images.jpg

rita-ora-red.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072171688079834
array(1) { ["section"]=> string(79) "rita-ora-thirrje-gazetes-prestigjoze-mos-harroni-origjinen-time-shqiptare-98949" }