Rita Ora thyen heshtjen: Kam respekt për Beyonce-n, le të shijojmë “Lemonade”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:07 27-04-2016 Rita Ora thyen heshtjen: Kam respekt për Beyonce-n, le të shijojmë “Lemonade”

Rita Ora ka thyer heshtjen pas pretendimeve në media se ka ndërhyrë në marrëdhënien e çiftit Jay Z-Beyonce. Disa foto të këngëtares me origjinë shqiptare dhe albumi i ri Beyonce, “Lemonade”, u konsideruan si përgjigje ndaj njëra-tjetrës për këtë çështje.

Ora ka reaguar në Twitter duke theksuar respektin që ka për Beyonce-n, ndërsa ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

“Nuk kam gjë tjetër veçse respekt maksimal për Beyonce. Le të vazhdojmë të shijojmë Lemonade. Unë zakonisht asnjëherë nuk komentojë thashethemet e tabloideve, por që të jem e qartë, të gjitha këto janë false”, shkruan Ora, duke i dhënë fund të gjitha zërave që e përfshinin atë në krizën e çiftit të njohur. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025357007980347
array(1) { ["section"]=> string(79) "rita-ora-thyen-heshtjen-kam-respekt-per-beyonce-n-le-te-shijojme-lemonade-38869" }