Ritenderimi i segmentit për Unazën e Re, zbulohen 6 kompanitë në garë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 14-01-2019 Ritenderimi i segmentit për Unazën e Re, zbulohen 6 kompanitë në garë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mbyllur procesin e ofertave të cilat kanë ardhur nga kompanitë për lotin e parë të Unazës së Re.

Pas skadimit të këtij afati, ARRSH bën me dije se kanë dorëzuar oferta 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomik.

1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
2. GD Granit AD Skopje
3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
4. Geci sh.p.k.
5. ANK sh.p.k.
6. Baftjar Murati

Lidhur me këtë ritenderim, drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit në PD denoncoi sot se fituesi i tij është i paracaktuar. Lealba Pelinku, u shpreh se fituesi është paracaktuar dhe sipas demokratëve ai do të jetë Rrok Gjoka.

DEKLARATË E AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR

Në përgjigje të interesimit të medias dhe në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se ditën e sotme në ora 11:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave në garën për procedurën e “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.

Pas skadimit të këtij afati, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë dorëzuar oferta 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomik.

1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
2. GD Granit AD Skopje
3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
4. Geci sh.p.k.
5. ANK sh.p.k.
6. Baftjar Murati

Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike.

Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.

ARRSH u kërkon partive politike të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave. Ligji për Prokurimin Publik dhe gara e hapur përmes platformës së Agjencisë së Prokurimit Publik krijon të gjitha mundësitë për transparencë të plotë në këtë proces të rëndësishëm.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama Ministër i Jashtëm, vjen reagimi i parë nga PD: Të japë dorëheqjen, shumë larg me Tsiprasin
'Rama i bllokoi pasaportën diplomatike Bushatit', Berisha: Situata me dy ministra të jashtëm është tragjikomike »
Article Logic
Execution time: 0.012301921844482
array(1) { ["section"]=> string(75) "ritenderimi-i-segmentit-per-unazen-e-re-zbulohen-6-kompanite-ne-gare-148722" }