Ritet xhiroja e bizneseve të vogla, hoteleve dhe industria përpunuese

Publikuar tek: ekonomi, më 13:38 07-07-2016 Ritet xhiroja e bizneseve të vogla, hoteleve dhe industria përpunuese

Xhiroja e bizneseve të vogla është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Shifra e afarizmit shënoi një rritje prej 3,7% me bazë vjetore për aktivitetet ekonomike të mbuluara në anketën e INSTAT. Ritmet e rritjes janë përshpejtuar, teksa në të njëjtin tremujor të vitit 2015 ndryshimi ishte 2,1 %.

Sektorët që kanë raportuar rritje të aktivitetit ekonomik janë industria përpunuese, prodhimi energjisë elektrike, ndërtimi, hotelet, tregtia me pakicë, ndërsa në rënie ka rezultuar industria nxjerrëse.

Efekti i formalizimit te tregtia me pakicë!

Në përmirësimin e aktivitetit të shërbimeve, ndikim të rëndësishëm ka dhënë rritja e tregtisë me pakicë, me rritje prej 12.7%, ku efekt ka dhënë dhe formalizimi i dyqaneve të vogla. Edhe në tremujorin e katërt ky indeks u rrit me 26% me bazë vjetore, kur në tremujorët e mëparshëm zgjerimi kishte qenë një shifror (shiko tabelën në fund).

Industri, energji dhe ujë

Në tremujorin e parë 2016, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Industri” (përfshirë Industri nxjerrëse dhe përpunuese) paraqitet me rritje 2,3 % krahasuar me tremujorin e parë 2015. Ndikimin kryesor e dha aktiviteti “Industri përpunuese” me një rritje prej 5,7 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimore, aktiviteti “Energji elektrike, gaz, avull” paraqitet me rritje 1,5 %, ndërsa aktiviteti “Industri nxjerrëse” paraqitet me rënie 8,0 %.

Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në aktivitetin “Industri”, paraqitet me rënie 11,5 % krahasuar me tremujorin e katërt 2015. Në këtë rënie ka ndikuar kryesisht aktiviteti “Industri përpunuese” me 15,6 %.

Aktiviteti “Energji elektrike, gaz, avull” paraqitet me rritje 11,7 % dhe aktiviteti “Industri nxjerrëse” paraqitet me rritje 4,4 %.

Krahasuar me tremujorin e parë 2015, ndryshimi vjetor i volumit të prodhimit industrial në “Industri” shënoi një rënie prej 11,7 %. Ndikimin kryesor e dha aktiviteti “Industri nxjerrëse” me një rënie prej 27,4 %. Ndërsa, aktiviteti “Industri përpunuese” shënoi rritje 4,0 % referuar të njëjtës periudhë krahasimore.

Gjatë tremujorit të parë 2016, ndryshimi tremujor i volumit të prodhimit industrial shënoi rënie me 20,0 % krahasuar me tremujorin paraardhës, ku ndikimin më të madh e dha grupi “Industri përpunuese” me 21,3 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimore, volumi i prodhimit në aktivitetin “Energji elektrike, gaz, avull” shënoi rritje 124,8 %, ndërsa aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” shënoi rënie prej 5,8 %.

Ndryshimi vjetor i numrit i të të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet që operojnë në aktivitetin “Industri” (Industri nxjerrëse dhe përpunuese), gjatë tremujorit të parë 2016 paraqet rritje 8,0 % krahasuar me tremujorin e parë 2015.

Ky tregues paraqitet me rritje edhe në aktivitetet “Energji elektrike, gaz, avull” me 8,8 % dhe “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” me 8,7 %.

Ndërtimi

Në aktivitetin “Ndërtim”, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e parë 2016 paraqet rritje prej 5,3 % krahasuar me tremujorin e parë 2015. Volumi i ndërtimit paraqet rritje prej 2,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e parë 2016, ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, paraqet rënie prej 37,2 % krahasuar me tremujorin e katërt 2015, ndërkaq volumi i ndërtimit është ulur me 40,2 % gjatë së njëjtës periudhë.

Shërbimet, rritet aktiviteti hoteleve

Në tremujorin e parë 2016, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në ndërmarrjet që operojnë në “Shërbime” shënoi rritje me 4,2 % krahasuar me tremujorin e parë 2015, ndikuar kryesisht nga aktiviteti “Hotele” me 24,7 %.

Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Shërbime” në tremujorin e parë 2016 krahasuar me tremujorin e katërt 2015, është ulur 15,9 %. Në këtë ulje ka ndikuar kryesisht aktiviteti “Hotele” me 24,5 %.

Tregtia me shumicë dhe Tregtia me pakicë

Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në tremujorin e parë 2016 krahasuar me tremujorin e parë 2015, në aktivitetet “Tregti me pakicë dhe shumicë dhe riparimi i automjeteve e motoçikletave” paraqet rritje me 12,7 %, ndërkaq “Tregti me shumicë” paraqet rritje me 1,9 %.

Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në aktivitetin “Tregti me shumicë” paraqitett me ulje 16,6 % ndërsa në aktivititi “Tregti me pakicë dhe shumicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” paraqet një ulje 14,8 % në tremujorin e parë 2016 në krahasim me tremujorin katërt 2015.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031736135482788
array(1) { ["section"]=> string(74) "ritet-xhiroja-e-bizneseve-te-vogla-hoteleve-dhe-industria-perpunuese-45843" }