Robert de Niro deklaratë të fortë për Trump: Nuk i intereson fare sa njerëz vdesin

Publikuar tek: bota, më 14:57 14-05-2020 Robert de Niro deklaratë të fortë për Trump: Nuk i intereson fare sa njerëz vdesin De Niro-Trump

Aktori i njohur i Hollivudit, Robert de Niro ka bërë kritika të ashpra kundër Presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

Aktori ka qenë i ftuar në 'Newsnight në BBC' mbrëmjen e djeshme ku është shprehur se është e frikshme heshtja dhe mungesa e kritikëve ndaj mënyrës sesi kreu i Shtëpisë së Bardhë po i përgjigjet krizës së koronavirusit.

Robert De Niro ka thënë është e tmerrshme që Trumpit nuk i ntereson aspak që me mijëra amerikanë po humbin jetën, dhe e vetmja gjë që ati i intereson është që të rizgjidhet President.

"Është e tmerrshme, është e tmerrshme. Ai dëshiron të rizgjidhet, atij as nuk i intereson se sa njerëz vdesin," është shprehur aktori.

Kujtojmë që kjo deklaratë e aktorit ka ardhur pasi SHBA është një ndër vendet më të 'goditura' nga koronavirusi. Deri më tani në SHBA 84,136 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1,390,764 janë infektuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qindra viktima në Britani nga Covid-19, në Rusi vijojnë të infektohen mijëra qytetarë çdo ditë (SHIFRAT)
Babai SHQIPTAR vrau vajzën dhe dhëndrin, POR nuk shpallet fajtor (ARSYEJA) »
Article Logic
Execution time: 0.012773990631104
array(1) { ["section"]=> string(88) "robert-de-niro-deklarate-te-forte-per-trump-nuk-i-intereson-fare-sa-njerez-vdesin-206366" }