Rocca: Shqipëria dhe Kosova, pikë tranziti për terroristët

Publikuar tek: aktualitet, më 08:28 21-01-2015 Rocca: Shqipëria dhe Kosova, pikë tranziti për terroristët

Zëvendësdrejtori i Policisë Italiane Roberto Della Rocca ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova mund të shërbejnë si pikë tranziti për terroristët. Sipas intervistës dhënë për ''News 24'', Della Rocca i cilësoi këto vende kyçe, me autoritetet e të cilave duhet patur bashkëpunim i përhershëm për neutralizimin e çdo veprimtarie terroriste.

 

''Shqipëria dhe Kosova mund të shërbejnë edhe si pika tranziti dhe përvoja e këtyre ditëve të fundit na ka mësuar se çdo vend mund të shërbejë si pikë tranziti për fenomene të tillla. Gjithsesi duke qenë se Kosova dhe Shqipëria ndodhen në atë rrugëkalimi të lidhjes nga vendet e Lindjes dhe të Europës Perëndimore sigurisht që bashkëpunimi i autoriteteve i këtyre vendeve është thelbësor për ne", ka theksuar Della Rocca.

Sipas tij, çështja e ''celulave terroriste në Itali'' ka të bëjë më shumë me masa dëbimesh për elementë të armatosur, potenciale për sulme terroriste.

''Unë më tepër se një celulë do të flisja këtu për disa masa dëbimi, rezultat kjo i një veprimtarie hetimore që ka zgjatur ndërkohë dhe faktikisht dëbimi i elementëve të cilët në rastin konkret mund të jenë të armatosur apo të hartojnë programe apo aksione terroriste. Sigurisht që këto masa parandaluese janë dhe masat më të mira që këto elemente të dëbohen nga territori i shtetit italian', ka deklaruar zv.drejtori i Policisë Italiane.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “21 janari”, Rama vendos lule në bulevard
Kanosi dy policë, procedohet 26 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.012245893478394
array(1) { ["section"]=> string(61) "rocca-shqiperia-dhe-kosova-pike-tranziti-per-terroristet-1075" }