Rohani takon Mogherinin: Rrezik për krijimin e qeverive terroriste në Lindjen e Mesme

Publikuar tek: bota, më 17:31 29-10-2016 Rohani takon Mogherinin: Rrezik për krijimin e qeverive terroriste në Lindjen e Mesme

Presidenti iranian, Hassan Rohani, paralajmëroi sot mbi rrezikun e krijimit të qeverive me synime terroriste në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, gjatë një takimi në Teheran me shefen evropiane të diplomacisë, Federica Mogherini.

“Veprimet terroriste në Siri dhe Irak janë një kërcënim serioz për botën”, deklaroi Rohani, sipas presidencës iraniane.

“Nëse nuk ka një luftë serioze kundër terrorizmit në rajon, do të shohim në të ardhmen shumë qeveri dhe grupime terroriste në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut”, theksoi ai.

Në vizitë në Tehera, Mogherini, ka takuar shefin iranian të diplomacisë, Mohammad Javad Zarif dhe presidentin Rohani për bisedime mbi krizën siriane. Ajo më pas do të shkojë në Arabinë Saudite, rivali kryesor i Iranit në rajon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022908926010132
array(1) { ["section"]=> string(90) "rohani-takon-mogherinin-rrezik-per-krijimin-e-qeverive-terroriste-ne-lindjen-e-mesme-57791" }