Një pushuese ka rrezikuar të mbytet teksa po lahej në një prej plazheve të Sarandës por fatmirësisht është shpëtuar nga roja bregdetare.
49 vjeçarja me inicialet S.M nga Fieri është futur në ujë për t’u larë në det te "Plazhi i Ri" por ka humbur ndjenjat duke rrezikuar të mbytet. Fatmirësisht ajo është vënë re nga i riu Eri Mehmeti i cili ndodhej në kullën e vrojtimit dhe ndërhyrja e tij në kohë i ka shpëtuar jetën pushueses nga Fieri.