Roja bregdetare shpëton një italian dhe një shqiptar që po lundronin me gomone në veri të ishullit të Sazanit. Shqiptari është identifikuar si Alfred Gjondeda.
Mësohet se roja bregdetare u njoftua nga një telefonatë pasi gomonia po kërkonte ndihmë në psmundësi për t’u rimorkuar për shkak të defekteve.
Gomonia 7 milje larg ishullit të Sazanit ishte mbushur me ujë dhe kishte fikur motorët
Roja dërgoi dy anijet “P-03 dhe Lisus- P- 133 “ që bënë të mundur shpëtimin e dy shtetasve.