Roja dhe bashkëpunëtori i tij tentojnë të vjedhin karburantin e mjeteve të “TAP”, arrestohen 2 persona (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:58 07-07-2017 Roja dhe bashkëpunëtori i tij tentojnë të vjedhin karburantin e mjeteve të “TAP”, arrestohen 2 persona (EMRAT)

Goditet një tjetër rast i vjedhjes së karburantit, në mjetet e gazsjellësit “TAP”. Roja i një shoqërie Private të Sigurisë Fizike dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, kapen në tentativë për të vjedhur një sasi nafte, në këto mjete, arrestohen në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Arben Fama, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje në një Shoqëri Private të Sigurisë Fizike) si edhe

Denis Nuri, 27 vjeç, banues në fshatin Voskop.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 07.07.2017, në fshatin Polenë shtetasi Arben Fama, në bashkëpunim me shtetasin Denis Nuri, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një sasi karburanti, në mjetet e parkuara të gazsjellësit “TAP”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhja” të kryera në bashkëpunim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058750152587891
array(1) { ["section"]=> string(111) "roja-dhe-bashkepunetori-i-tij-tentojne-te-vjedhin-karburantin-e-mjeteve-te-tap-arrestohen-2-persona-emrat-85383" }