Roli i Shqipërisë në NATO? Sekretari britanik Michael Fallon na bën të gjithëve krenarë me këtë përgjigje

Publikuar tek: politike, më 14:31 14-06-2017 Roli i Shqipërisë në NATO? Sekretari britanik Michael Fallon na bën të gjithëve krenarë me këtë përgjigje

Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe, Michael Fallon flet në një intervistë të shkurtër për gazetaren Anila Basha nga Cincu, Rumani, aty ku po kryhet stërvitja “Noble jump 2017” me pjesëmarrjen edhe të 148 ushtarakëve shqiptarë të misionit “Cobra”.

Pyetur mbi kontributin e Shqipërisë në NATO, Fallon ka deklaruar se pavarësisht se është një vend i vogël, Shqipëria është një anëtar shumë i rëndësishëm i NATO-s ndërsa ka ndarë edhe mbresat nga vizita e tij më e fundit në vendin tonë.

Sekretari britanik është përgjigjur për Bashën edhe lidhur me tentativat e Rusisë për të influencuar në Ballkan. Ai konfirmon se ka influenca ruse në vendet demokratike perëndimore por çdo vend në Ballkan, duhet të zgjedhë rrugën e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Anila Basha: Shqipëria është një vend i vogël por është pjesë e “Noble Jump 2017”. Si ju duket kontributi i Shqipërisë në NATO?

Michael Fallon: Shqipëria është një vend i vogël por është një anëtar i rëndësishëm i NATO-s dhe më vjen mirë që edhe vetë aleanca po zgjerohet me anëtarë të rinj siç është edhe rasti i Malit të Zi muajin e kaluar. Çka do të thotë se Shëipëria nuk është më vendi më i ri anëtar i NATO-s. Unë isha vetë në Shqipëri vitin e kaluar për të parë nga afër dhe vetë personalisht progresin e bërë në vendin tuaj. Ne, pra trupat britanike, janë stervitur edhe në Shqipëri në këto kohë çka në fakt do të ishte nje gjë e pabesueshme 30 vjet më parë. Pra më duhet të pranoj që Shqipëria është një vend anëtar i rendësishëm i NATO-s.

Anila Basha: Zoti sekretar a shihni influenca ruse ne Ballkan këto kohë?

Michael Fallon: Po kemi parë influenca ruse apo tentativa për të influencuar në demokracitë e vendeve të ballkanit perëndimor. Por është e rëndësishme të qëndrojmë për ato demokraci që ekzistojnë aty. Mali i Zi më së fundi e zgjodhi rrugën e vet dhe tashmë është anëtar i NATO-s dhe kjo duhet te jetë për çdo vend në Ballkan, për të zgjedhur rrugën e tyre për t’u bashkuar me NATO-n apo me Bashkimin Evropian. Këto janë vendime të popujve sovranë për te cilat vendet e tjera nuk duhet të ndërhyjnë.

/newsbomb.al

a1.jpg

a3.jpg

a4.jpg

a5.jpg

a6.jpg

a7_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Goditet anëtari i LSI-së nga horra të PS-së”, reagimi “rrufe” i Vasilit: Përgjigja jonë do jetë shumë e ashpër
Edi Rama siç nuk e kemi dëgjuar, i shterojnë fuqitë në Dibër »
Article Logic
Execution time: 0.012528896331787
array(1) { ["section"]=> string(110) "roli-i-shqiperise-ne-nato-sekretari-britanik-michael-fallon-na-ben-te-gjitheve-krenare-me-kete-pergjigje-82461" }