'Roli juaj jo vetëm edukimi', Manastirliu thirrje mësuesve: Ruani shëndtin tuaj dhe të fëmijëve

Publikuar tek: aktualitet, më 09:26 29-09-2020 'Roli juaj jo vetëm edukimi', Manastirliu thirrje mësuesve: Ruani shëndtin tuaj dhe të fëmijëve Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndeësisë, Ogerta Manastirliu u është drejtuar mësuesve të zbatojnë masat e Covid-19.

Manastiliu e cilëson rolin e mësuesit të pazëvendësueshëm për edukimin e brezave, ajo kërkon prej tyre të mbajnë maskën, distancën dhe të kujdesen për fëmijët duke i kujtuar vazhdimisht zbatimin e rregullave.

"Të dashur mësues!  Roli juaj është i pazëvendësueshëm, jo vetëm për edukimin e brezave, por në këtë kohë të pazakontë, roli juaj është thelbësor për ruajtjen e shëndetit, për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm në shkolla. Për çdo shqetësim të nxënësve dhe tuajin, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shēndetësor", përmbyll Manastirliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091478824615479
array(1) { ["section"]=> string(98) "roli-juaj-jo-vetem-edukimi-manastirliu-thirrje-mesuesve-ruani-shendtin-tuaj-dhe-te-femijeve-222057" }