Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, është nën hetim nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF).
Lajmin e bën me dije “NewEurope”, e cila shkruan se hetimi ka nisur për blerjen e vilës 1.6 milionë Euro në një rezidencë në periferi të Tiranës.
“Romana Vlachudin, ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri, është nën hetimin e OLAF për blerjen e një shtëpie prej 350 metra katrorë në Tiranë për 1,6 milion euro. Kjo është mjaft e çmendur pasi ekspertët vendas thonë se kjo shtëpi nuk vlen as një e treta e çmimit të shitjes.
Në kohën e shitjes, shtëpi të ngjashme në të njëjtën zonë dhe më të mëdha kishin çmime të paktën 1 milion euro, më pak se sa paguante Komisioneria”,- raporton “NewEurope”
Gazeta shkruan se fakti që ambasadorja e BE është miqësore ndaj Ramës dhe u vu nën hetim përpara zgjedhjeve, mund të nënkuptojë se Komisioni Europian nuk dëshiron të asistojë procesin zgjedhor të Shqipërisë.
OLAF është organi i vetëm i Bashkimit Europian i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e BE-së.