Moti i keq e me rreshje nuk i ka penguar qytetarët e komunitetit rom të protestojnë përpara Kryeministrisë.
Ata janë mbledhur për të protestuar për premtimet e pambajtura të qeverisë që sipas tyre u kishte premtuar se do i siguronte shtëpi në një zonë të periferisë. Komuniteti Rom proteston gjithashtu edhe për banesat aktuale të cilat rrezikohen të prishen në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Re.
Protestuesit mbanin pankarta në duar, ku ishin shkruar : “të varfër jemi, po na lini edhe të pastrehë. Po na merrni shpirtin. Po na bëni të kërkojmë azil”.