Komuniteti rom, tashmë do të ketë hapësirën e tij të përfaqësimit edhe përmes një radioje dedikuar tërësisht këtij komuniteti. Synimi i krijimt të radio “Kanxura” është lufta ndaj diskriminimit dhe dhënia e mundësisë për angazhim edhe në hapësirën mediatike.
“Arsyeja pse zgjodhëm të vendosim emrin Kanxura lidhet me natyrën e radios, programacionit që do shoqërojë hapësirat radiofonike. Nuk bëhet fjalë për një program të vakët, por një format argëtues dhe dinamik, i gërshetuar me humor dhe argëtim e cila sipas opinionit tonë do ta bënte me të këndshme për audience. Bëhet fjalë për një Radio Rinore, dhe frymë që do të krijojë është sa edukative aq edhe zbavitëse”.
Disa nga programet e Radios Kanxura janë: Muzikë Tradicionale Rome; Elementë nga Kultura Rome; Ach, program argëtues për të rinj.