Ronaldo në fushë, hajduti në shtëpi! E habitshme çfarë i vodhën sulmuesit portugez në vilën luksoze

Publikuar tek: sport, më 16:49 08-10-2020 Ronaldo në fushë, hajduti në shtëpi! E habitshme çfarë i vodhën sulmuesit portugez në vilën luksoze

Shtëpia në Madeira e futbollistit Kristiano Ronaldo është grabitur nga një hajdut ditën e djeshme, teksa ylli portugez ishte në fushë duke luajtur kundër Spanjës, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

Grabitësi përfitoi që në banesë nuk kishte asnjë njeri dhe hyri nga garazhi. Pasi u fut në shtëpinë e 35-vjeçarit, grabitësi u largua nga ajo duke marrë disa gjëra me vlerë jo shumë të madhe.

Mediat e huaja bëjnë me dije se hajduti kur u largua mori një bluzë të Juventusit me emrin e Ronaldos, e cila kishte pikërisht autografin e sulmuesit.

Policia lokale ka identifikuar dhe arrestuar autorin, i cili u fiksua nga kamerat e sigurisë së banesës.

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011347055435181
array(1) { ["section"]=> string(104) "ronaldo-ne-fushe-hajduti-ne-shtepi-e-habitshme-cfare-i-vodhen-sulmuesit-portugez-ne-vilen-luksoze-223142" }