Kritiku i PD për liderët politikë: Këta janë marioneta, drejtohen nga një kastë e krijuar në '45 e deri te Sorosi

Publikuar tek: politike, më 17:04 28-09-2020 Kritiku i PD për liderët politikë: Këta janë marioneta, drejtohen nga një kastë e krijuar në '45 e deri te Sorosi Ibsen Elezi

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, i pyetur nga gazetari Besard Jacaj në lidhje me rotacionin e mundshëm politik në 2021, tha se rotacion mund të ketë, por theksoi se gjithë liderët politikë sot janë marioneta.

Ai tha se ata drejtohen nga persona të tjerë, duke përmendur një kastë politike të "fshehtë" që është krijuar në vitin 1945 dhe i vazhdon lidhjet deri te miliarderi Xhorxh Soros.

Sipas Elezit, janë këta që komandojnë, duke lënë të kuptohet se dhe rotacioni mund të ndikohet nga ky grup i "fshehtë".

Elezi: Rotacioni? Shikoni, është dikush pas këtyre që i luan gurët. Është një kast e formuar në 1945 e deri sot te Xhorxh Soros. Janë këta që i komandojnë, i marrin i emërojnë dhe i komandojnë sipas interesave të tyre. Si loja shah. Siç del një ushtar e bëhet oficer e mbretëreshë. Kështu janë ngritur dhe këta në detyra. Këta kanë marrë një porosi para 30 vitesh nga Ramiz Alia. I kanë premtuar që do e mbajnë Shqipërinë në këtë gjendje për 2 dekada. Dhe s'po e mbajnë "premtimin".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011307954788208
array(1) { ["section"]=> string(134) "rotacion-ne-2021-kritiku-i-pd-per-lideret-politike-keta-jane-marioneta-drejtohen-nga-nje-kaste-e-krijuar-ne-45-e-deri-te-sorosi-221983" }