Rovena Dilo rrethon lokalin me dokumentet e truallit, sot e nxjerrin me forcë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:21 09-05-2016 Rovena Dilo rrethon lokalin me dokumentet e truallit, sot e nxjerrin me forcë

Këngëtarja Rovena Dilo do të përballet sot me ekzekutimin e vendimit të gjykatës, që ajo e quan të paligjshëm, për t’i marrë truallin mbi të cilin ka ngritur biznesin rreth 800 metra katror në zonën e ish-Bllokut. Dilo ka vendosur dje përreth lokalit të saj dokumentacionin e pronësisë së truallit dhe biznesit, në formë kontestimi për zbatimin e vendimit të gjykatës ditën e sotme për ta nxjerrë jashtë biznesit me forcë. Sipas Rovena Dilos, deputetët Ndriçim Babasi dhe Tom Doshi, e kanë të qartë që prona i përket ligjërisht këngëtares. “Këta zotërinj kanë bërë një gabim trashanik juridik në lidhje me mua, që quhet ndërgjyqësi e gabuar. Atje në truallin tim, të vëllait tim, të nënës sime, të tezeve të mia, të vajzës së tezes sime, që dje qante në telefon kur mendonte që pronën mund të na e marrin këta burra mizorë që s’njohin ligjet, ekziston aktiviteti i formës sh.p.k., “De Fakto Vreto”, si një person juridik me mëvetësi të patjetërsueshme”, shprehet Rovena Dilo.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029044151306152
array(1) { ["section"]=> string(82) "rovena-dilo-rrethon-lokalin-me-dokumentet-e-truallit-sot-e-nxjerrin-me-force-39876" }