Rradhë të gjata pritjeje për tekstet shkollore, por Basha e Nikolla kanë hall tjetër

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 30-08-2017 Rradhë të gjata pritjeje për tekstet shkollore, por Basha e Nikolla kanë hall tjetër

Viti i ri shkollor që pritet të filloj në 11 shtator ka sjellë përplasje të ashpra midis Partise Demokratike dhe ministres Lindita Nikolla, për shkak të rradhëve të gjata në libraritë ku blihen librat dhe çmimit të lartë që ato kanë.

Ditën e e djeshme Lindita Nikolla, e rikonfirmuar dhe një herë nga Edi Rama si ministre e Arsimit, nëpërmjet një statusi në facebook i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës për akuzat duke e deleguar fajin tek ish-ministrja teknike që ka drejtuar ministrinë për 3- muaj.

Por ditën e sotme, nëpërmjet një njoftimi për shtyp Partia Demokratike thotë se të gjitha proceduart e hartimit, shpërndarjes dhe vendosjes së çmimit janë bërë nga Lindita Nikolla, e cila sipas PD-së nuk mendon për të ardhmen e arsimit por për zbukurimin e zyrë së saj me kolltuqe lusoze.

Debate midis PD-së dhe ministres Nikolla, fatkeqësisht nuk e ndryshon faktin që prindërit rrinë në rradhë kilometrike për të marrë tekstet shkollore, me çmime të përballushme.

Reagimi i PD-së ditën e sotme: 

Partia Demokratike ka përcjellë këto ditë shqetësimin e mijëra familjeve, veçanërisht atyre me të ardhura të pakta, për çmimet e rritura të teksteve shkollore të arsimit të detyrueshëm dhe sistemin klientelist të shpërndarjes së tyre. Përgjigjja e Ministres së Arsimit Nikolla për këtë shqetësim ishte jo vetëm arrogante, por edhe dëshmi e injorancës së saj mbi përgjegjësinë e detyrës që ushtron.

Të gjitha procedurat e hartimit, shpërndarjes dhe vendosjes së çmimit për tekstet shkollore edhe këtë vit si çdo vit tjetër janë kryer nga Ministrja Nikolla. Për shkak të indiferencës së saj ndaj interesit publik e paaftësisë së saj dhe stafit të saj, të gjitha këto procedura janë bërë me vonesë dhe në mënyrë amatore, çfarë ka sjellë mungesë tekstesh, sistem klientelist shpërndarjeje me pak pika, çmime të rritura, dhe në shumë raste tekste me cilësi të dobët.

Qëndrimi ynë për këtë çështje është i thjeshtë: prioriteti i qeverisë duhet të jetë mbështetja e arsimit fillor, duke ofruar falas tekstet shkollore. Qëndrimi i ministres dhe shefit të saj ka qënë po ashtu i qartë: prioriteti kanë qënë rindërtimi i fasadës së ministrisë dhe blerja e kolltuqeve luksoze për zyra, për të cilat kanë harxhuar miliona euro.

Nëse, siç shprehet, Ministrja është e gatshme të përmirësohet, le ta fillojë reflektimin duke lënë kolltukun e zyrës për të takuar prindërit. I gjen ata në rradhët e gjatë, në mes të vapës, duke harxhuar kursimet e mbledhura me mund për diçka që duhet të ishte falas.

E ardhmja e vendit kërkon që qeveria të ketë prioritet librin dhe jo kolltukun. Hapi i parë për këtë gjë është propozimi ynë për tekste falas për të gjithë fëmijët në arsimin e detyrueshëm.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088918209075928
array(1) { ["section"]=> string(89) "rradhe-te-gjata-pritjeje-per-tekstet-shkollore-por-basha-e-nikolla-kane-hall-tjeter-90623" }