Rrahën keq me dorezë metalike 54 vjeçarin, arrestohet i riu, procedohet penalisht i vëllai

Publikuar tek: aktualitet, më 12:33 26-05-2019 Rrahën keq me dorezë metalike 54 vjeçarin, arrestohet i riu, procedohet penalisht i vëllai Foto ilustruese

Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Lushnje, pasi së bashku me vëllain rrahën një burrë.

Mësohet se në pranga është vënë i riu me iniciale E.T, banues në Lushnje dhe është proceduar penalisht vëllai i tij 19-vjeçar me iniciale F.T.

Policia raporton se dy të rinjtë rrahën me dorezë metalike për motive të dobëta 54-vjeçarin me iniciale L.Z., i cili u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.T, 21 vjeç, banues në Lushnje.

Gjithashtu filloi procedimi penal për vëllain e tij, shtetasin F.T, 19 vjeç.

Të dy vëllezërit janë konfliktuar me shtetasin L.Z, 54 vjeç, ku gjatë këtij konflikti shtetasi  E.T duke u nisur nga motive të dobëta ka qëllur shtetasin L.Z me një dorezë metalike (përforcues grushti) e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi L.Z  ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhim, mbajtja  apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Plagosje e lehtë me dashje".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042370080947876
array(1) { ["section"]=> string(95) "rrahen-keq-me-doreze-metalike-54-vjecarin-arrestohet-i-riu-procedohet-penalisht-i-vellai-165753" }