Rrahën për spital një person, arrestohen tre të rinjtë në Tiranë (Policia zbardh ngjarjen)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:48 23-09-2020 Rrahën për spital një person, arrestohen tre të rinjtë në Tiranë (Policia zbardh ngjarjen) Ilustruese

Arrestohet 3 autorët e plagosjes së një personi në Tiranë, i cili pasi është goditur nga të rinjtë është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Të arrestuarit janë Syrja Zeqirllari., 23 vjeç, Endi Zeqirllari 18 vjeç dhe  Redjon Çeliku, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 09.08.2020, ku mbeti i dëmtuar me sende të forta një shtetas.

 Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.1, operacioni i koduar “Kombinimi”.

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas, autorë të dyshuar të ngjarjes, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Komisariati i Policisë Nr.1 u zhvillua operacioni Policor “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht :

S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe  R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012693166732788
array(1) { ["section"]=> string(94) "rrahen-per-spital-nje-person-arrestohen-tre-te-rinjte-ne-tirane-policia-zbardh-ngjarjen-221328" }