Plas në komisariatin e Lezhës/ 4 të rinj rrahin keq efektivin e 'Shqiponjave', arrestohen 3 vëllezërit dhe një tjetër

Publikuar tek: aktualitet, më 12:45 06-08-2020 Plas në komisariatin e Lezhës/ 4 të rinj rrahin keq efektivin e 'Shqiponjave', arrestohen 3 vëllezërit dhe një tjetër Ilustruese

4 të rinj në Lezhë janë arrestuar pasi janë përplasur dhe më pas e kanë dhunuar një efektiv policie brenda komisariatit.

 Në pranga kanë rënë  M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë

“Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, brenda ambienteve të stacionit të Policisë Shëngjin, vihen në pranga 4 shtetas.

Shërbimet policore të Komisariatit Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe shtetasit Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Dy vëllezërit M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin kanë goditur punonjësin e Policisë të njësisë operacionale "Shqiponja" në DVP Lezhë, duke i shkaktuar atij dëmtime fizike, për arsye se punonjësit e Policisë kishin shoqëruar vëllanë e tyre, shtetasin M. L., 23 vjeç.

23-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin, për verifikim.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076079368591309
array(1) { ["section"]=> string(88) "rrahen-policin-dhe-i-shkaktuan-plage-kater-te-rinj-ne-lezhe-perfundojne-ne-pranga-216270" }