Rrahin dhe kërcënojnë një person, arrestohen 4 vëllezër në Tiranë. Një prej tyre autor i disa vjedhjeve (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:35 15-01-2017 Rrahin dhe kërcënojnë një person, arrestohen 4 vëllezër në Tiranë. Një prej tyre autor i disa vjedhjeve (Emrat)

Katër vëllezër janë arrestuar pasi akuzohen se kanë kanosur dhe goditur me grushta dhe shkelma një 27-vjeçar.

Burime të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit:

 -Napulon Luca, 23 vjeç

-Alush Luca 33 vjeç

-Hajri Luca 25 vjeç

-Dritan Luca 27 vjeç

Mësohet se fillimisht është arrestuar Napuloni pas kallëzimit që i ka bërë 46-vjeçari L.M se i kanë vjedhur banesën në rrugën ‘Princ Vidi’ në Tiranë.

Gjatë intervistimit shtetasi Napulon Luca, i dënuar edhe më parë për veprat penale të “Shkatërrimit  të pronës” dhe “Kanosjes”, ka pranuar se është autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më konkretisht:

-Më datë 01.01.2017 vjedhje banese ku ka marrë 7.000 lekë dhe orë dore me vlerë 100 euro.

-Më datë 06.01.2017 vjedhje banese ku ka marrë 16.000 lekë.

-Më datë 07.01.2017  vjedhje në një magazinë ku ka marrë një sasi kabulli elektrik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” në bashkepunim, dhe “Kanosjes”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mashtrojnë avokaten dhe i marrin 40 milionë lekë, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim (Emrat)
Plagosja e ish-burrit të moderatores së njohur shqiptare, shoqërohen 5 persona »
Article Logic
Execution time: 0.012269973754883
array(1) { ["section"]=> string(113) "rrahin-dhe-kercenojne-nje-person-arrestohen-4-vellezer-ne-tirane-nje-prej-tyre-autor-i-disa-vjedhjeve-emrat-65578" }